Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka bërë nderime për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili është vrarë në krye të detyrës në sulmin e Banjskës.
Orav ka shkruar se “Lutjet e mia janë për familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi”.
“Një vit pas sulmit në Banjskë, ambasadori i BE-së në Kosovë bëri homazhe për Afrim Bunjakun, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.
“Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e #Kosovës që kërkon drejtësi”, ka shkruar ambasadori Orav në llogarinë X.
BE-ja bën thirrje për ndjekje të shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe ripohon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është një rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e tyre.