Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok të Kosovës në kanalin e Ibër Lepencit.
Orban në një reagim në rrjetin social X, ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.
“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës”.
“Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka thënë kryeministri hungarez.