Orban i del në mbrojtje Dodikut pasi u dënua nga Gjykata e Bosnjës: Gjueti politike e shtrigave

Bosnian Serb leader Milorad Dodik, left, poses with Hungarian Prime Minister Viktor Orban during a welcome ceremony in the Bosnian town of Banja Luka, 240 kms northwest of Sarajevo, Thursday, June 22, 2023. Orban said that the EU should offer quicker membership to Bosnia and other Western Balkans countries. (AP Photo/Radivoje Pavicic)

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës(BeH) në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi.

Këtë vendim e ka kritikuar kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili e ka quajtur si “gjuajtje politike e shtrigave kundër Dodik”.

Sipas tij kjo nuk është rruga e duhur sesi të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor.

“Gjuetia politike e shtrigave kundër Presidentit Milorad Dodik, është një shembull i trishtuar i armatimit të sistemit ligjor që synon një lider të zgjedhur në mënyrë demokratike. Nëse duam të ruajmë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk është rruga përpara”, ka shkruar ai në “X”, të mërkurën.

Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika