Orban i lutet Vuçiqit të lirojë tre policët e Kosovës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.

“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë, shkruan REL.

Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”.

“Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.

Më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe, të cilët ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Sipas Serbisë, policëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë kërkuar Serbisë që t’i lirojë policët e Kosovës, pa kushte.

Orban po ashtu tha se Hungaria, që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Serbia ende refuzon ta pranojë, po përcjell ngjarjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po e shohim se çfarë po iu bëhet serbëve. Mendoj se është e papranueshme që komuniteti ndërkombëtar të pranojë zgjedhje, ku kanë marrë pjesë rreth 4 për qind e votuesve dhe t’i konsiderojë ato ligjore dhe t’i njohë rezultatet. Kjo është ajo që ne shohim dhe është e qartë për ne”, shtoi Orban.

Gjatë konferencës për media me Orbanin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se për këtë rast po punon “me autoritetet kompetente”.

Ai shtoi se do të shqyrtojë çdo kërkesë të Hungarisë.

Vuçiq përsëriti se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas ftesës që u është dërguar dy liderëve nga Bashkimi Evropian për një takim për menaxhimin e krizave.

Ai përsëriti kërkesat e Serbisë, në mënyrë që të zhvillohet takimi me Kurtin: tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe ndalimin e arrestimit të serbëve.

Ftesa e Brukselit për Vuçiqin dhe Kurtin erdhi pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës.

Më 26 maj, serbët kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Kryetarët e rinj u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe në veri./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika