ORCA kërkon që Kastratit dhe Dugolliit t’u hiqen titujt akademik

Organizata për Ngritjen e Cilësisë në arsim (ORCA), sërish ka kritikuar Këshillin e Etikës në Universitetin e Prishtibës për vendimin kundrejt profesorëve universitar Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati. Të dy profesorët, ORCA po i akuzon për plagjiaturë. Sipas tyre Këshilli i Etikës do të duhej të merrte vendim që këta profesorë të përjashtohen nga detyra e tyre në Universitet dhe t'i largohet titulli akademik

Kërkohet që Ardian Kastratit dhe Bujar Dugolliit t’u hiqen titujt akademik për shkak të shpalljes plagjiator nga ana e Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës

Fillimisht iu treguan të gjithëve që Këshilli i Etikës i shpalli plagjiatorë.

Pastaj nuk ishin të kënaqur me vendimin e këtij këshilli. E tash kanë një kërkesë për Senatin e Universitetit të Prishtinës.

Poster i vendosur në ndërtesën e Fakultetit Filozofik nga ORCA, ku tregohet se Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë shpallurplagjiator nga Këshilli i Etikës së UP-së

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim ka kërkuar nga ky senat që profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati të ju hiqet titulli akademik që sipas tyre është fituar përmes plagjiaturës. Përveç kësaj kërkesa e tyre ishte edhe të përjashtohen nga universiteti.

“Të dy profesorët e kanë shfrytëzuar këtë punim plagjiaturë për tu avancuar. Atyre nuk iu duhet avancim, sidomos Bujar Dugollit që nuk i kërkohën më as avancime në titujt akademikë as punime shkencore pasi që e ka titullin më të larte akademik”, ka thënë Dibran Hoxha nga ORCA.

Kërkohet ”Veting në Arsimin e Lartë” nga 35 organizata

ORCA janë kundër vendimit të Këshillit të Etikës që sipas tyre konsiderohet shkelja më e rëndë akademike, është joproporcionale me shkeljen e konstatuar.

“Vendimi i këshillit të etikes është vendim kundërthënës, për shkak se masa e dytë e vendimit që profesori Dugolli dhe Kastrati të mos munden ta shfrytëzojnë punimin për avancime akademike meqe punimi është plagjiuatur është qesharake sepse të dy profesorët e kanë shfrytëzuar këtë punim për tu avancuar”, është shprehur ai.

Dibran Hoxha, ORCA

Televizioni ka tentuar që të kontaktoj me profesorët e përmendur por këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës.

Ditë më parë profesori Bujar Dugolli krejt këto pretendime i kishte quajtur fushatë të orkestuar nga ORCA e të mbështetur edhe nga struktura të tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika