ORCA: Kolegjet private janë biznese, nuk duhet të akreditohen si të tilla

Organizata për Cilësi në Arsim (Orca), ka kërkuar që kolegjeve private t’u ndërrohet statusi nga biznese në organizata jofitimprurëse

Nën moton “Jo biznese në arsim të lartë”, Organizata për Cilësi në Arsim (Orca) të mërkurën ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka kritikuar kolegjet private për cilësinë që ato u ofrojnë studentëve.

Sipas Dibran Hoxhës, kolegjet private janë dëmtuesit më të mëdhenj të cilësisë në arsimin e lartë dhe se shkaktar kryesor për gjendjen jo të mirë në arsimin e lartë, sipas tij, janë këto kolegje për të cilat ka thënë se janë biznese.

“Orca me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor dhe jo vetëm të shkatërrimit të vazhdueshëm cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private. Ato janë biznese dhe kjo nuk është shprehje metaforike, por një e vërtetë administrative, ato dhe marketet regjistrohen njëjte si biznese profitabile. Tregtari dhe edukatori regjistruar nën statusin njëjtë atë të organizatës fitimprurëse. Kur profiti është motiv kryesor, aty cilësi nuk ka”, ka deklaruar ai.

Dibran Hoxha, ORCA

Tutje ai ka kërkuar nga Agjencia Kosovare për Akreditim, që akreditimi t’u ofrohet vetëm institucioneve apo organizatave që nuk janë fitimprurëse.

“Orca kërkon që në projektligjin për agjencinë kosovare të akreditimi, të përcaktohet qartë se akreditimi t’u ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse. Kolegjet private duhet ta ndërrojnë statusin e tyre nga biznese në organizata jofitimprurëse. Vetëm kështu do të mundësohet që paraja e mbledhur nga ta të mos përfundojë në vetura e villa të pronarëve të tyre, apo në xhepat e prokuorëve, deputetëve, ministrave”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka kritikuar të gjitha qeveritë, duke thënë se kanë qenë bashkëpunëtorë të kolegjeve private. Ai ka përmendur rastin e Ministrit Liburn Aliu, i cili para disa ditësh kishte nënshkruar një memorandum me një kolegj privat.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika