ORCA për “PISA 2022”: Katastrofë arsimore

“Katastrofë arsimore në Kosovë-Analfabetizmi në rritje”, kështu ka thënë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) pas publikimit të rezultateve të testit “PISA 2022”

FOTO ILUSTRUESE

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit “PISA 2022”.

Sipas kësaj organizate, këto rezultate tregojnë për “katastrofë arsimore në Kosovë” dhe se analfabetizmi është në rritje.

“Me shqetësim të madh, por të pabefasuar, pranuam rezultatet e ‘PISA 2022’, të cilat u publikuan para 1 ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi, ashtu edhe në performancë. Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta, ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta, pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët”, thuhet në reagim.

Gjithashtu theksohet se analfabetizimi është rritur.

“Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018, është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022”, thuhet në reagim.

“ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë”, thuhet tutje në reagim.

Ndryshe, rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën. Kosova e ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika