ORCA shpërndan maska me fytyrat e profesorëve “plagjiatorë” për Halloween

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim "ORCA" për festën e Halloween ka shpërndarë maska me fytyra të profesorëve "plagjiatorë" të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Aktivistët e ORCA-s duke protestuar





Organizata për rritjen e cilësisë në arsim “ORCA” për festën e Halloween kanë shpërndarë maskat me “fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar”.

“Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35 vjeçare. Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre”, thuhet në postimin e ORCA-s.

Tutje në postimin e ORCA-s thuhet se nuk ka gjë më të frikshme se kur Qeveria nuk merr masa për t’i zhdukur “plagjiatorët” nga jeta publike.

Sipas kësaj organizate, arsyeja për shpërndarjen e këtyre maskave është që të bëhet e ditur situata në të cilën ndodhet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika