ORCA thotë se Driton Vela ka mashtruar për punën shkencore dhe të arriturat në të kaluarën

ORCA përmes një aksioni protestues para MASHT-it kanë denoncuar “tentimin për kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga eksponentët e pushtetit”

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka protestuar para Ministrisë së Arsimit për, siç kanë thënë, “tentimin për kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga eksponentët e pushtetit”.

Dibran Hoxha nga kjo organizatë ka thënë se pasi ORCA ka vërejtur se në konkursin e rishpallur për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të AKK-së kishte aplikuar ish-kandidati i VV-së për deputet, Driton Vela, ka vendosur që ta bëjë një hulumtim për punën e tij.

Hoxha ka shtuar se Vela tentoi të mashtronte me CV-në e tij në aplikimin për AKK dhe punën shkencore e të arriturat në të kaluarën.

“Për fat të keq të tij e të mirë të Kosovës, tentativa e Driton Velës për ta kapur këtë pozitë dështoi, meqë përgjatë shqyrtimit të aplikimeve komisioni zbuloi një fakt shokues. Driton Vela kishte tentuar ta mashtronte komisioni duke deklaruar në CV-në e tij dhe në formularin e aplikimit se në vitin 2021 kishte qenë bartës i programit të doktoratës Mjekësi Paraklinike në Universitetin e Prishtinës, kjo e dhënë po të mos zbulohej nga komisioni vlerësues, do të bënte që ai me automatizëm të rangohej më lartë në listën e të rekomanduarve për anëtarë të KSHC-së”, ka thënë ai.

Hoxha ka paraqitur tetë pika, të cilat ka thënë se i ka gjetur gjatë hulumtimit për punën e Velës:

  1. Driton Vela mashtron kur thotë se ka qenë bartës i programit Mjekësi paraklinike në UP, ai i referohet një dokumenti të brendshëm që quhet RVV (Raport i Vetëvlerësimit) që fakultetet e paraqesin për akreditim pranë KSHC-së, ndërsa KSHC ka marrë vendim që programi të akreditohet pa Driton Velën si bartës, sipas vendimit bartësit e programit janë: Shaip Krasniqi, Hasime Qorraj-Bytygi, Valdetet Topciu-Shufta, Gazmend Kaccaniku dhe Livdana Spahiu.
  2. Driton Vela nga 13 artikuj të listuar në CV-në e tij, 10 janë review articles, 1 është metaanalizë, dhe vetëm dy janë artikuj shkencorë originalë. -Review articles dhe metaanaliza janë literaturë sekondare; ato nuk prezantojnë të dhëna të reja nga puna hulumtuese eksperimentale e autorit, por ofrojnë analizë ose interpretim të hulumtimit parësor të kryer nga autorë të tjerë. 
  3. Driton Vela është autorë i dy punimeve në revista të botuara nga Frontiers, botues i listuar si i dyshimtë në Listën e Beall. 
  4. “Shkencëtari” Vela nuk ka ndonjë publikim në vitin 2022 dhe 2023 (burimi: Google Scholar dhe Scopus Author Search). 
  5.  Driton Vela mashtron në ResearchGate, ku pretendon që ka një laborator “Driton Vela’s lab”. Në këtë laborator listohet një punim i botuar në Faseb Journal, ku ai nuk është fare autor. 
  6.  “Shkencëtari” Vela ka marrë pjesë në konferenca të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe vetëm një në Turqi. Nëse arritjet e tij qenkan aq të njohura, pse nuk ka arritur të depërtojë përtej këtij qarku të ngushtë të vendeve të përmendura. 
  7.  Driton Vela mashtron sepse pretendon që përmes teksti të tij mësimor “Fiziologjia e sistemit kardiovaskular” mbulon tërë fushën në fjalë, ndërkaq teksti mbulon vetëm njërën nga fushat e fiziologjisë. Dhe për më tepër libri është i botuar nga Educational Center Kosovo, që boton kryesisht libra për mësim të gjuhëve të huaja. 
  8.  Driton Vela mashtron kur në njërën nga paraqitjet publike thotë se doktoratën e ka përfunduar në Shkup. Kjo është e pavërtetë. Ka dhjetëra postime të qasshme për publikun nga Universiteti I Prishtinës, të cilat konfirmojnë përfundimin e doktoratës së Velës në UP.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika