Orët e mençura mund të ofrojnë diagnostikimin e hershëm të Parkinsonit

Duke gjurmuar shpejtësinë e lëvizjes gjatë një jave të vetme, midis 2013 dhe 2016, studiuesit ishin në gjendje të parashikonin se a kishte mundësi që një individ të diagnostikohej me Parkinson në të ardhmen

Orët e mençura mund të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit deri në shtatë vjet përpara simptomave, sugjeron një studim.

Siç raporton BBC, ekipi i Institutit Kërkimor të Demencës në Mbretërinë e Bashkuar në Universitetin e Cardiff përdori inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat e 103,712 përdoruesve të orëve inteligjente.

Dhe duke gjurmuar shpejtësinë e tyre të lëvizjes gjatë një jave të vetme, midis 2013 dhe 2016, ata ishin në gjendje të parashikonin se cili do të zhvillonte Parkinsonin në të ardhmen.

Shpresohet se kjo mund të përdoret përfundimisht si një mjet identifikues e paralajmërues.

Por më shumë studime, krahasimi i këtyre gjetjeve me të dhëna të tjera të mbledhura në mbarë botën, nevojitet për të kontrolluar se sa saktësi do të përmbajë një zbulim i tillë.

Truri i njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit dëmtohet gjatë shumë viteve.

Simptomat përfshijnë dridhje të pavullnetshme, lëvizje të ngadaltë e muskuj të ngurtë dhe jofleksibël.

Por, shpesh në kohën kur është bërë një diagnozë, tashmë ka pasur shumë dëmtime të pakthyeshme në qelizat e trurit.

Dhe meqenëse rreth 30% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar mbanin orë inteligjente, tha udhëheqësja e studimit Dr Cynthia Sandor, ato mund të ofrojnë një mënyrë të lirë dhe të besueshme për të identifikuar Parkinsonin në fazën e hershme.

“Ne kemi treguar këtu se një javë e vetme e të dhënave të kapura mund të parashikojë ngjarje deri në shtatë vjet në të ardhmen,” tha ajo. “Me këto rezultate, ne mund të zhvillojmë një mjet të vlefshëm depistues për të ndihmuar në zbulimin e hershëm të Parkinsonit. Kjo ka implikime si për kërkimin, në përmirësimin e rekrutimit në provat klinike, dhe në praktikën klinike, në lejimin e pacientëve për të hyrë në trajtime në një fazë më të hershme, në të ardhmen, kur trajtime të tilla të bëhen të disponueshme.”

Studimi përdori të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një bazë të dhënash e thelluar shëndetësore me më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Dr Kathryn Peall, e cila punoi në studim, tha për BBC News se dukej se ishte e saktë dhe e dallonte Parkinsonin nga gjërat e tjera që mund të ndikojnë në lëvizje, si pleqëria ose dobësia. Rezultatet nga individët e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit ishin të dallueshme, tha ajo.

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i trurit që shkakton lëvizje të paqëllimshme ose të pakontrollueshme, të tilla si dridhje, ngurtësi dhe vështirësi me ekuilibrin dhe koordinimin.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika