Organizata e Vetaranëve të UÇK-së e refuzon propozimin e Kurtit

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku e ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për një ligj të ri për veteranët

Protestat e veteranëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ka refuzuar propozimin e Qeverisë së Kosovës, për fillimin e një hartimi të ri ti të ligjit i cili do të niste një proces vlerësimi dhe verifikimi për veteranët e luftës.

Përmes një letre, ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së ka thënë se propozimi i kryeministrit Albin Kurti do të përbënte ndërhyrje në sistemin gjyqësor.

Klinaku ka propozuar që kategoritë e luftës kanë nevojë që ligjet aktuale të plotësohen me “akte nënligjore që nuk janë bërë deri më tani nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse”.

Në letrën e publikuar nga Klinaku, po ashtu thuhet se mund të bëhet një ligj i ri për proces të vlerësimit dhe verifikimit të pjesëmarrësve të luftës, por sipas tij me disa kushte:

  • Duhet që aplikacionet apo dosjet e kategorive të luftës së UÇK-së të merren nga prokuroria, sepse aty janë të dhënat e plota për secilin, dhe vetëm në bazë të tyre bëhet kjo;
  • Duhet që nga gjykata të shpallet procesi i vlerësimit e verifikimit i pavlefshëm, ose të kthehet në pikën zero;
  • Duhet që të krijohet komision i ri qeveritar, i cili me komandantët apo zingjirin komandues të UÇK-së, si dhe përgjegjësit e të gjitha njësive do ta bënte këtë vlerësim dhe verifikim, por pse jo edhe nëse është e nevojshme të bëhet proces i ri aplikimi.

Organizatat e dala nga lufta sipas Klinakut nuk janë kompetente për vlerësimin apo verifikimin e veteranëve, por ai është shprehur se janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë proces.

Po ashtu, në letrën drejtuar Kurtit, thuhet se është e nevojshme që veteranët që janë të punësuar të kenë të drejtë ta marrin edhe benificionin e veteranit.

Ndërkaq, për shkak të mospërfshirjes së kategorive të dala nga lufta në ligjin për pagën minimale, ka pasur protesta nga këta të fundit para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë paralajmëruar përsëri protesta, nëse kërkesa e tyre nuk realizohet. Ligji i ri parasheh që paga minimale të jetë 250 euro neto, ndërkaq veteranët marrin pension në vlerë prej 170 euro neto.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika