Organizatorët: Franca, e lumtur dhe e bashkuar përgjatë Olimpiadës

Organizatorët e Olimpiadës në Paris kanë thënë se Franca ka qenë “e bashkuar” dhe e “lumtur” përgjatë dy javëve të mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore, ndonëse kanë dilema sa do të zgjasë gëzimi.

“Franca e ka prezantuar veten në botë me një mendësi shumë, shumë të mirë: e bashkuar, e ngrohtë, mikpritëse”, ka thënë shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, shkruan Rel.

Estanguet ka thënë se është krenar për organizimin.

Në Olimpiadën e këtij viti është thënë se ka pasur shitje rekorde të biletave.

“Është sukses kolektiv i jashtëzakonshëm. Franca i ka bërë këto Lojëra të suksesshme dhe jam shumë krenar”, ka thënë ai.

“E shohim Francën të lumtur, shohim francezët të lumtur, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar kur bëhet fjalë për trashëgiminë e këtyre Lojërave”.

Lojërat Paralimpike do të nisin më 28 gusht, megjithatë Estanguet, ka thënë se është i vetëdijshëm që më përfundim të Olimpiadës dhe pushimeve të verës, do të ketë edhe ndryshim atmosfere.

“Do të jemi në një tjetër periudhë, i kthehemi punës, rikthehet jeta politike. Duhet të adaptohemi me të”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për “armëpushim në politikë” përgjatë Olimpiadës, pas zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur para nisjes së Lojërave.

Thirrja është respektuar, mirëpo shteti ka mbetur pa një qeveri të re, prej korrikut, dhe partitë politike janë thellësisht të ndara, kur bëhet fjalë për vendime të mëdha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika