Organizatorët të lumtur që penguan vizitën e Trendafilovas në Kosovë

Ka më shumë se një javë që Partia Socialdemokrate është bërë gati për të protestuar, në rast se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova do ta vizitonte Kosovën. Me anulimin e vizitës, edhe protesta e organizuar nga ta dështoi. Kësaj proteste, po planifikonin t’i bashkoheshin edhe organizatat e dalura nga luftat

Foto nga postimi i kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj

Mjetet e protestës u kanë mbetur në zyrë. Anulimi i vizitës në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka bërë që edhe protesta kundër saj të dështoj.

“Ajo kur e pa që organizimi po është i madh, edhe kundërshtimi do të jetë më i madh se që ata kanë mendu e anuloj krejt vizitën. Pra e bëri një kalkulim tipik politik. Diçka që një gjykatë normale nuk do të duhej ta bënte”, ka thënë Nushi.

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, i konsideron të njëanshme takimet Trendafilovës me gazetarët dhe shoqërinë civile.

“Gjykata vetëm flet dhe tregon atë që dëshiron ajo dhe nuk është fare e hapur për publikun. Pjesëmarrja në këtë konferencë e cila nuk u mbajt ka qenë shumë e vështirë. Ndoshta vetëm ju gazetarët keni pasur mundësinë që të keni ndonjë qasje, mirëpo ne si qytetar, unë me pas apliku aty nuk ka qenë e mundur të marrë pjesë”, ka shtuar ai.

Protestës së organizuar nga PSD, ishte planifikuar që t’i bashkoheshin edhe shoqatat e dala nga lufta.

Një protestë më të vogël se kjo që u organizua për të mërkurën, PSD e kishte mbajtur edhe në vizitën e fundit të Trëndafilovas në Prishtinë.

Në diskutimin e saj me gazetarët, Trëndafilova tregoi se një gjykim për krime lufte është drejt përfundimit në shkallë të parë, kurse një tjetër pritet të filloj në fundvit.

Avokati Tahir Rrecaj vlerëson se këto gjykime u përcollën me shumë probleme.

“Mendoj se ka pasur vonesa në aspektin e afatit të përfundimit të procedurave, qoftë në fazën e hetimeve, dhe në veçanti pas ngritjes së aktakuzës… Janë procese gjyqësore të cilat kërkojnë kohë më të gjatë se në kushte normale. Sidoqoftë, konsideroj se proceset gjyqësore janë të vonuara, nganjëherë edhe pa arsye”, ka theksuar Rrecaj.

Presidentja e Dhomave të Specializuara, të mërkurën nuk përjashtoi mundësinë që Kosovën, pas dy dështimeve, ta vizitoj përsëri në një të ardhme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika