Organizimi i mësimit në shtëpi-shkolla shënon 30-vjetorin

Të shtunën e 11 qershorit, u shënua 30-vjetori i organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla, pasi regjimi serb i mbylli institucionet arsimore. Kryetari i Prishtinës. Përparim Rama ka falënderuar mësuesit dhe familjet që kontribuan në vazhdimësinë e mësimnxënies në gjuhën shqipe

Organizimi i mësimit në shtëpi-shkollë

Regjimi pushtues serb i mbylli dhe i ndaloi institucionet arismore në Kosovë gjatë viteve të 90-ta. Pas mbylljes së institucioneve arsimore shumë shtëpi u shëndrruan në shkolla dhe mësimi vazhdoi në formë të tillë deri pas mbarimit të luftës n% Kosovë.

Të shtunën e 11 qershorit, Komuna e Prishtinës ne rastin e shënimit të 30-vjetorit të organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla, përkujtoi një ndër sfidat më të mëdha që Kosova ka kaluar gjatë kohës së regjimit serb.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka falëndëruar të gjitha familjet që dhanë kontributin e tyre duke qenë në dijeni për rreziqet që vinin nga regjimi serb.

“Ndodhemi sot këtu për të shënuar këtë 30-vjetorin kur të kushtëzuar nga represioni i shtetit jugosllav filluan të operonin ato që ne i quajtëm shtëpi- shkolla që njerëz atdhedashës i vunë në shërbim të shkollimit të brezave në kohë pushtimit dhe në shërbim të mirës gjithë popullore”, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës.

Ilustrim

“Shtëpitë-shkolla luajtën rol jashtëzakonisht të madh, jo vetëm për të mbajtur gjallë arsimin shqip, të cilin regjimi pushtues i kohës mbylli dhe i ndaloi, por edhe për ta përforcuar rezistencën kundër okupimit. Kështu këto shtëpi-shkolla shërbyen në të njëjtën kohë si vatra të dijes dhe si dritare të shpresës për lirinë dhe pavarësimin e vendit tonë”, ka shtuar Rama.

Ish-kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Rexhep Osmani lexoi deklaratën e kësaj Lidhjeje më 19 janar 1992.

“Këto ditë mbushen 30 vjet kur Kosova filloi zbatimin e dokumentacionit publik të nxënësve të dëftesave, të diplomave me logon Republika e Kosovës. Lidhja e Arsimtarëve ishte forca kryesore që përcaktoi dhe u përpoq për zhvillimin e arsimit në Kosovë”, ka thënë Rexhep Osmani.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë të shtunës së 11 qershorit ka ndarë mirënjohje për familjet, të cilat dhanë lejE që shtëpitë e tyre të kthehen në shkolla.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika