Organizohet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë

Të enjten do të organizohet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë, nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në kuadër të këtij forumi do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit

Fotografi ilustruese

Të enjten e 26 janarit në Prishtinë do të organizohet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media.

Ky organizim do të bëhet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përveç kryeministrit Kurti, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Kosovës dhe Kroacisë, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.

Përveç kryeministrit të Kosovës, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet”.

Ndërkaq në takimet B2B do të ketë përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.

Në kuadër të forumit, gjithashtu, do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e turizmit.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika