Organizohet java e filmit kosovar në Mitrovicë

Lulzim Hoti, drejtor i organizatës "Shtatë arte" ka thënë se gjatë kësaj jave do të organziohet java e filmit kosovar në Mitrovicë dhe shuma monetare e fituar do t'iu dorëzohet kinemotografëve të rinj

Lulëzim Hoti, drejtor i organizatës "Shtatë arte"

Gjatë kësaj jave organizohet java e filimit kosovar në Mitrovivë nga organizata “Shtatë arte”

Udhëheqësi i kësaj organizate, Lulzim Hoti ka thënë që gjatë kësaj jave do të shfaqen filma shqiptarë që janë të njohur ndërkombëtarisht.

Hoti ka thënë se për këtë sezon do të fillojmë me shfaqjen e filmave artistikë të realizuar në Kosovë e që njihen ndërkombëtarisht si filmat më të dalluar në nivel ndërkombëtar.

Sipas tij, ky aktivitet vjen pasi mungojnë kinema në shumë qytete të Kosovës.

“Duke e ditur që kinematë në qytete mungojnë, në rastin e Mitrovicës kinemaja nuk është aktive si dikur, kemi menduar si organizatë të shfaqim filma të tillë, si filmi për sot që është “Luaneshat e Kodrës”, pastaj “Zana”, “Babai”, “Zgjoi”, “Në mes”, “Pa vend”, kështu të gjithë filmat një javë për Mitrovicën dhe artdashësit”, ka thënë drejtori i organizatës “Shtatë arte”.

Hoti bëri të ditur se të gjitha mjetet që do të mblidhen do t’u dhurohen kinematografëve të rinj kosovarë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika