Oriola Marashi përmes fotografive në Instagram rikthen stilin e vetullave të holla të viteve 90-ta

Duke ndjekur një trend që po rikthehet në modë, Oriola ka zgjedhur të sjellë në vëmendje vetullat e holla karakteristike të viteve të 90-ta, duke përkujtuar një epokë që ka lënë gjurmë të thella në botën e modës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka vendosur të bëjë një rikthim në kohë përmes imazhit të saj të fundit që ka postuar në Instagram.

Duke ndjekur një trend që po rikthehet në modë, Oriola ka zgjedhur të sjellë në vëmendje vetullat e holla karakteristike të viteve të 90-ta, duke përkujtuar një epokë që ka lënë gjurmë të thella në botën e modës.

Fotografitë e fundit në llogarinë e saj të Instagramit e tregojnë modelen me një dukje të ndryshme, ku më në sy bien pikërisht vetullat e holla dhe të ngritura që përfundojnë me një theksim të qartë të syve, një stil grimi që përkujton ikonat e atyre viteve.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Po ashtu, buzët janë të përkufizuara dhe të mbushura, duke i dhënë fytyrës një shprehje dramatike dhe tejet femërore.

Dukja e Oriolës është plotësuar me një fustan të tejdukshëm, që luan me ndërthurjen e elegancës dhe provokimit, në mënyrë që të brendshmet bëhen pjesë e pamjes së jashtme pa e tepruar.

Kjo zgjedhje e veshjes sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, duke e përshëndetur atë me komentet më pozitive.

Për të kompletuar këtë dukje, Oriola ka zgjedhur të mbulojë flokët me një shami të zezë, duke shtuar një prekje misteri dhe elegancë në dukjen e saj.

Ndërsa ka vendosur të theksojë stilin e saj unik me një palë vathë argjendi të mëdhenj që bien në sy dhe përshtaten ndjesi të gjithë pamjes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika