Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona

FOTO: Reuters

Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet Franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë, thanë autoritetet lokale të hënën.

Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.

Prefektura e Haute-Savoie tha se një person u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Tetë persona të tjerë u gjetën të padëmtuar.

Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Orteku të dielën u rrëzua nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix, shkruan REL.

Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve të Francës.

Stacioni lokal i radios France-Bleu e vuri në dukje madhësinë e ortekut në 1000 metra të gjatë dhe 100 metra të gjerë.

Agjencia kombëtare e motit Meteo France nuk kishte lëshuar një paralajmërim specifik për ortekët për të dielën, duke e vlerësuar rrezikun si “të kufizuar”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika