OSBE: Autorët e sulmit ndaj Policisë së Kosovës të sillen para drejtësisë

Pas sulmeve ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendi, ka reaguar edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)

Sulmi ndaj automjeteve të Policisë së Kosovës i së martës së 26 prillit është dënuar edhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

OSBE nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka kërkuar që autorët e këtij akti të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse ta hetojnë atë”.

”Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, ndërsa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë komunikim më të mire”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Paraditën e 26 prillit është sulmuar Policia e Kosovës në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Nuk është raportuar për ndonjë zyrtar të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet zyrtare.

Vetura e Policisë së Kosovës e sulmuar nga armë zjarr

Sulmohet sërish policia në veri

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika