OSBE bën thirrje për lirimin e katër zyrtarëve të saj të arrestuar në Ukrainën lindore

OSBE ka bërë të ditur se disa antarë të stafit të saj janë ndaluar të shtunën, por ende nuk ka ndonjë konfirmim se nga kush janë ndaluar, edhe pse zonat e Donetskut dhe Luhanskut janë vazhdimisht nën kontrollën e separatistëve

OSBE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër anëtarëve të Misionit të saj Special të Monitorimit (SMM) në Ukrainë, të cilët janë ndaluar në zonat Donetsk dhe Luhansk.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid

Të hënën, një zëdhënës i OSBE-së i tha CNN-it se “ende po punonin për të siguruar lirimin e stafit të misionit të tyre”.

Më 31 mars, mandati i OSBE-së SMM në Ukrainë skadoi pasi Rusia e cila është një nga 57 shtetet pjesëmarrëse të organizatës bllokoi zgjatjen e tij, por SMM-i ka vazhduar të operojë në një kapacitet administrativ në Ukrainë.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, tha se stafi i SMM-së i ishte nënshtruar “kanosjes, ngacmimit dhe retorikës armiqësore publike” në zonat separatiste të mbështetura nga Rusia në Donetsk dhe Luhansk pas rënies së mandatit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika