OSBE i quan zhgënjyese thirrjet e Listës Srpska për bojkot, “këshillon” KQZ-në t’i shmang kamerat në vendvotime më 21 prill

"Për më tepër, pavarësisht nga deklaratat e fundit është zhgënjyese politika partiake( e LS-së) që dekurajojnë votuesit nga ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike. Do t'u mbetet votuesve në secilën komunë që të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill"

Mitrovica e Veriut

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka ftuar serbët e veriut të marrim pjesë në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.

Në një njoftim për media, ata kanë kërkuar edhe nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ) t’i shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në vendvotime.

“Prandaj, votuesit kanë të drejtë të presin që nisma e tyre t’i përgjigjet në përputhje me legjislacionin përkatës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka mbikëqyrur procesin duke respektuar kuadrin ligjor dhe do të këshillohet t’i shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në qendrat e votimit, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur.

Për më tepër, pavarësisht nga deklaratat e fundit është zhgënjyese politika partiake(e Listës Srpska) që dekurajojnë votuesit nga ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike, do t’u mbetet votuesve në secilën komunë që të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në proceset dhe institucionet demokratike është thelbësore për lehtësimin e normalizimit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika