Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është thjesht çështje kohe

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe", ka deklaruar Osmani

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) “është thjesht çështje kohe”.

E para e vendit ka theksuar se në rrugën për anëtarësim në KiE nuk do t’i cenojnë vlerat që përbëjnë Kosovën.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social, “X”.

Osmani është shprehur mirënjohëse ndaj vendeve që e kanë mbështetur Kosovën deri tani.

“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”, ka vijuar ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dje ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

Sipas letrës së Gërvallës, qeveria po punon në një draftstatut të inspiruar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Ndërkaq Presidenca e Kosovës ka deklaruar se Qeveria nuk është koordinuar dhe konsultuar në lidhje me letrën që ministrja Gërvalla ia adresoi Këshillit të Evropës (KiE).

Lexo edhe: “Krisje” mes Kurtit e Osmanit? – Presidenca nuk e përkrah letrën drejtuar KiE-së

Në një përgjigje për Dukagjinin nga Presidenca kanë bërë të ditur se përkrahin qëndrime dhe veprime që janë të konsultuara dhe të koordinuara paraprakisht me ta.

Dhe kjo letër e Qeverisë nuk është konsultuar më herët me presidenten Vjosa Osmani dhe rrjedhimisht nuk merr përkrahjen e saj.

Por, nga MPJD-ja kanë thënë se në letër janë zotimet e krerëve të shtetit që janë bërë në prill të këtij viti.

Në lidhje me këtë pati përplasje edhe nga distanca në mes të Qeverisë e Presidencës.

Presidenca i reagoi Donika Gërvallës duke i gjetur edhe gabime në data.

Në një prononcim për “Debat Plus”, Bekim Kupina ka thënë se Qeveria dhe MPJD-ja nuk kanë treguar koordinim e bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tyre, kjo nuk e ndihmon Kosovën.

Në prononcim theksohet se presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Lexo edhe : Presidenca shfaq gabimin e Gërvallës, “akuzon” Qeverinë se me veprimet e tyre s’po e ndihmojnë Kosovën

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika