Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE për një Evropë më demokratike e të bashkuar

Gjatë kësaj dite, presidentja Osmani ka pritur në takim sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, dhe ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në KiE është në funksion të një Republike më të fuqizuar dhe një Evrope më të bashkuar e më demokratike

Pamje nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republike më të fuqizuar.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republike më të fuqizuar dhe një Evrope më të bashkuar e më demokratike”, ka thënë Osmani.

Në këtë takim, Osmani e njoftoi sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës rreth përkushtimir për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, ashtu siç i ka cilësuar si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika