Osmani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektivi kryesor i Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit me drejtorët në largim dhe në ardhje të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ka thënë se anëtarësimi në këtë organizatë mbetet objektivi kryesor i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti drejtorët në largim dhe në ardhje të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade, Joachim Hoppe dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë takimit, Osmani ka diskutuar një varg temash me të dy gjeneralë brigadash, duke u fokusuar në rëndësinë e maksimizimit të të gjitha përpjekjeve për zhvillimin, trajnimin dhe dërgimin e misioneve jashtë vendit të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, e me qëllim përfundimtar anëtarësimin në këtë organizatë.

“Ky objektiv mbetet prioritet kryesor strategjik i politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare për Kosovën, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ka shprehur vlerësimin e saj për mbështetjen e rëndësishme, si dhe asistencën zhvillimore të ofruar nga NALT-i, në kuadër të misionit dhe mandatit të vet.

Ajo ka theksuar se mbështetja e dhënë nga ekipi i NALT-it ka qenë e rëndësishme për ta ndihmuar Kosovën të arrijë përparim të dukshëm drejt synimit të saj për anëtarësim në NATO.

Presidentja Osmani gjatë takimit me drejtorët në largim dhe në ardhje të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)

Ndërkaq, Osmani e ka dekoruar drejtorin në largim të NALT-it, gjeneral brigade, Joachim Hoppe me Medaljen Presidenciale Ushtarake, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të NALT-it në Kosovë.

“Për mbështetjen e jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve, edukimin dhe aftësimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s. Ky nderim pasqyron vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përpjekjet e jashtëzakonshme të gjeneral brigade, Joachim Hoppe dhe ekipeve të NALT-it” thuhet tutje në njoftim.

Duke shprehur mirënjohje për gjeneral brigade në largim Joachim Hoppe, Osmani ka shprehur edhe përkushtimin e saj për të punuar ngushtë me drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein për ta forcuar bashkëpunimin në të ardhmen.

Osmani ka potencuar se është e përkushtuar që të punojë ngushtë me NATO-n dhe të gjithë partnerët e saj, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e Republikës dhe rrjedhimisht të rajonit, duke theksuar se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj prioritetit të saj strategjik – integrimit të plotë në institucionet euroatlantike.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika