Osmani bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë: Faleminderit përjetësisht NATO

Presidentja Vjosa Osmani falënderoi secilin ushtarë të NATO-s që rrezikuan jetën për ta shpëtuar atë të popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25-vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Ajo para mediave ka thënë se 25 vjet më parë për Kosovën filloi shpresa e madhe.

“24 marsi vërtetë ishte ditë e shpresës së madhe sepse për herë të parë aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit dhe së bashku me shumë shtete partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë dhe atë ditë të çlirimit ne edhe do ta shënojmë më 12 qershor të këtij viti. Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të pafuqishëm dhe të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë”, u shpreh Osmani.

Presidentja falënderoi secilin ushtarë të NATO-s që rrezikuan jetën për ta shpëtuar atë të popullit të Kosovës.

“Në emër të popullit të Kosovës, këtij populli që ishte në rrezik nga shfarosja në vitin 1999, t’i falënderoj nga zemra secilin nga ushtarët e NATO-s që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë tonin. I falënderoj të gjithë liderët e shteteve demokratik që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës por na dolën zot, na erdhën në shpëtim dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh përderisa ne punojmë bashkërisht që Kosova e sotme të jetë Kosovë që i bën jo vetëm qytetarët e saj po edhe miqtë e saj të mburren me sukseset në zhvillimin e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, shtoi më tej ajo.

Po ashtu, Osmani beson se shumë shpejt Kosova do të ulet në NATO përkrah miqve të saj.

“Faleminderit përjetësisht NATO. Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO përkrah miqve që na qëndruan pranë në momentet më të vështira dhe do ta kthejë këtë borxh duke i ndihmuar vendet e tjera siç po bën edhe sot…”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika