Osmani beson se ShBA-ja do ta miratojë shitjen e raketave “Javelin” për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka besim të plotë se Kongresi Amerikan do ta mbështesë shitjen e raketave “Javelin” për Kosovën

Foto e publikuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur bindjen e saj se do ta ketë mbështetjen e Kongresit Amerikan për blerjen e raketave “Javelin” për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme për vendin më proamerikan në botë, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajonin tonë, si dhe në kontinentin evropian”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja ka theksuar se ky hap paraqet një fazë të re dhe vendimtare në fuqizimin e kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes në vend, duke rritur aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Në deklaratën e saj, presidentja Osmani ka shprehur falënderim për partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka theksuar se kjo mundësi për të blerë raketat “Javelin” është rezultat i marrëdhënieve të thelluara dhe të fuqishme me SHBA- në.

Osmani ka falënderuar posaçërisht sekretarin amerikan, Antony Blinken, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për Programin e Shitjeve Ushtarake të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

“Shpreh falënderim të veçantë për Sekretarin Blinken me të cilin kemi diskutuar mbi miratimin e programit të Shitjeve Ushtarake të Huaja (FMS) në korrik 2022, për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili tashmë është njoftuar zyrtarisht për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh përmes programit FMS”, ka shkruar Osmani.

Ajo, gjithashtu, ka theksuar se ky veprim përfshin zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me standardet e NATO-s dhe do të ndihmojë në forcimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Osmani, gjithashtu, ka cituar edhe një pjesë të deklaratës së qeverisë amerikane për këtë.

“Siç u tha në Deklaratën thelbësore të Qeverisë amerikane: ‘Kjo shitje e propozuar do t’i mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes’”, ka shkruar tutje Osmani.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Në lidhje me këtë ka folur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për Dukagjinin, i cili e ka konfirmuar këtë kërkesë, duke theksuar se përveç sistemit raketor “Javelin”, parashihet të blihen edhe sisteme të tjera të armatimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika