Osmani: Beteja e Koshares, personifikim i stoicizmit të luftës çlirimtare të UÇK-së

"Beteja e Koshares shpërfaq qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të luftëtarëve tanë të lirisë, ajo nuk është vetëm një kapitull në historinë e kombit tonë, por vetë personifikimi i stoicizmit të luftës tonë çlirimtare", ka deklaruar presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne për Betejën e Koshares ka thënë se kjo betejë shpërfaq qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë dhe nuk është vetëm një kapitull në historinë e kombit, por vetë personifikimi i stoicizmit të luftës çlirimtare të UÇK-së.

E para e vendit ka theksuar se luftëtarët e lirisë përkrah aleatëve e NATO-s e në krye me ShBA-në përmbushën misionin për ta bërë Kosovën të lirë.

“Beteja që nisi më 9 prill përfundoi me fitore në mes të qershorit, luftëtarët tonë të lirisë dëshmuan shpirtin vetëmohues dhe përkushtimin për t’i dhënë gjithçka atdheut, vlerën më sublime, jetën e tyre. Përkrah aleatëve tanë, NATO-s me në krye me SHBA-në, luftëtarët tanë përmbushën misionin për ta bërë Kosovën tonë të lirë. Beteja e Koshares shpërfaq qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të luftëtarëve tanë të lirisë, ajo nuk është vetëm një kapitull në historinë e kombit tonë, por vetë personifikimi i stoicizmit të luftës tonë çlirimtare”, ka deklaruar Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se Beteja e Koshares ishte pikë kthese për popullin kundër regjimit gjenocidal serb, teksa ka theksuar se luftëtarët e kësaj beteje dhanë gjithçka për atdheun dhe realizuan ëndrrën shekullore.

“25 vjet më parë qëndruam në një udhëkryq ekzistencial të krijuar nga padrejtësia e tirania e një regjimi gjenocidal. Sot jemi këtu për të nderuar guximin dhe përkushtimin e vajzave e djemve të Kosovës. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore e udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ishte më shumë se rezistencë, ishte kryengritje civile për lirinë themelore. Filozofia e mbrojtjes së pragut të shtëpisë u shndërrua në nevojë të mbrojtjes së përgjithshme”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka shtuar se institucionet do të vazhdojnë me përkushtimin e forcimit të shtetit.

“Riafirmojmë përkushtimin që të punojmë fort për Republikën e Kosovës, siç e deshën ata që ranë. Lavdi heronjve të Brigadës Agim Ramadani. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka përfunduar Osmani.

Ndryshe, Beteja e Koshares, u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së).

Në këtë betejë e cila u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ranë dëshmorë 114 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Luftimet në Betejën e Koshares u zhvilluan 77 ditë me radhë, nga 9 prilli deri më 19 qershor 1999.

Gjatë atyre luftimeve u vranë 114 dhe u plagosën 423 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika