Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderimet dhe vlerësimin e saj për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës.
Në një postim në platformën sociale X, Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm që Biden ka luajtur në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, që nga ditët e tij si senator amerikan, gjatë mandatit të tij si zëvendëspresident dhe tani si president.
“Nga ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe tani si president, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë. I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të dhe familjen Biden në vitet në vijim,” ka shkruar Osmani në postimin e saj.
Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin Biden, duke theksuar se ai ka qenë për dekada një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur.
Kurti për Biden: Kosova dhe bota janë më të sigurta falë kontributeve të tij