Osmani bisedon me Daçiq për trupat serbe pranë kufirit me Kosovën: E mirëpres deklaratën për tërheqje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për trupat ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë - Serbi dhe ka thënë se e mirëpret deklaratën për tërhjeqje të trupave serbe si hap të parë drejt de-përshkallëzimit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq lidhur me trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë – Serbi.

Osmani ka thënë se mirëpret deklaratën për tërhjeqje tê trupave si hapi i parë drejt de-përshkallëzimit.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it.

“OSBE e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe inkurajimin e procesit diplomatik!”, ka shkruar Osmani.

Serbia ka vendosur trupa ushtarake në kufi me Kosovën.

Për këtë, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Lexo dhe: ShBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ai tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika