Osmani bisedon me Gërvallën dhe Daçiqin: Kërkova depërshkallëzim të situatës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani potencuar se është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar nga forcat serbe

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilët, ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka potencuar se është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar nga forcat serbe.

“Kam komunikuar me ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia t’u japë qasje të menjëhershme dhe t’i lirojë oficerët e ndaluar”, ka thënë ai.

Në një postim në Twitter, Osmani njëherit kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se është thelbësore që palët të punojnë drejt paqes, teksa thekson gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojë sipas kërkesës.

“Theksova gjithashtu nevojën që të dyja palët t’i përmbahen Udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për depërshkallëzimin, duke kujtuar se NATO/KFOR ka për detyrë të ofrojë një mjedis të sigurt në komunat veriore”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika