Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas arrestimit të disa serbëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Ky takim u zhvillua një ditë pas njoftimit të Policisë së Kosovës për ndalimin e 16 serbëve, të cilët më pas u liruan, përveç disa prej tyre.

“Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe”, thuhet nga Presidenca.

Ajo ka theksuar se serbët e arrestuar në Gjakovë dhe Prizren kishin lidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe grupin terrorist të Banjskës, sipas hetimeve të para.

Presidentja Osmani ka potencuar se ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, përmes kërcënimeve dhe dhunës, duke cenuar sovranitetin e Kosovës.

Për katër prej të arrestuarve në Gjakovë, prokuroria kërkoi një muaj paraburgim për shkelje të ligjit të armëve. Ndërkohë, 10 nga 12 të arrestuarit në Prizren janë liruar tashmë, ndërsa dy të tjerë mbahen në paraburgim.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika