Osmani, Blinken-it: Partneriteti me SHBA-të ka qenë ekzistencial për të arritur lirinë e Kosovës, dhe vazhdon të jetë i tillë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se partneriteti me SHBA-në ka qenë ekzistencial për të arritur lirinë e Kosovës, përveç kësaj vazhdon të jetë ende i tillë

Presidentja ,Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Antony Blinken, ka thënë se Kosova është mirënjohëse gjithmonë ndaj ShBA-ve sepse ata ia kanë shpëtuar jetën qytetarëve të Kosovës.

“Me lejoni që të shpreh falënderim në emër të të gjithë popullit të Kosovës, jetët e të cilëve i ka shpëtuar SHBA-ja”, ka theksuar ajo.

“Partneriteti me SHBA-të nuk është vetëm i domosdoshëm por ka qenë fakt gjatë gjithë historisë se Kosovës, ka qenë ekzistencial për të arritur lirinë e Kosovës, dhe vazhdon të jetë ekzistencial për shtetin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani, Antony Blinken edhe Albin Kurti më 26 korrik 2022 në Shtëpinë e Bardhë

Sipas Osmanit, Kosova është demokraci në zhvillim dhe kjo për të tregon se çka mund të arrijë bota demokratike e cila është e udhëhequr nga “SHBA-ja, kur përballet me tiranin dhe sigurohet që lira të mbizotërojë mbi atë tirani”.

Tutje, Osmani i ka kujtuar Blinken-it, se SHBA-ja siç kishte qëndruar me Kosovën, në vitet 1998-1999, ajo nuk e ka harruar traditën e saj kundër tiranisë dhe tani është duke qëndruar edhe me Ukrainën.

Dhe ajo e ka siguruar Blinken-in se Kosova që nga dita e parë ka qenë me shtetin e Ukrainës ku ka thënë se “Kosova në ditën e njëjtë me SHBA-të dhe Shtetet tjera Perëndimore i ka vendosur sanksionet ndaj Federatës ruse dhe e ka përkrahur Ukrainën që nga dita e parë dhe vazhdojmë ta mbështesim”, ka thënë Osmani në takim me Blinken-in.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika