Osmani: Blloku politik shqiptar në Maqedoni po pëçahet, ndarja e disa partive është punë e një qendre hibride

"Unë e vendosa këtë në kontekst të asaj qendre hibride politiko-ekonomike, e cila, sipas informacioneve tona ka rënë dakord për tre drejtime kryesore, gjegjësisht, përfundime"

Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani

Kryediplomati i Maqedonsië së Veriut, njëherësh edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se në bllokun shqiptar atje po ndodh përçarja dhe jo bashkimi.

Osmani, zhvillimet e fundit partiake ia atribuon veprimeve të asaj që ai e quajti, qendra hibride politiko-ekonomike.

“Edhe nga BDI u nda një grup deputetësh edhe nga BESA u nda edhe nga Alternativa u nda një grup. Pra kemi një përçarje në bllokun politik shqiptar. Unë e vendosa këtë në kontekst të asaj qendre hibride politiko-ekonomike, e cila, sipas informacioneve tona ka rënë dakord për tre drejtime kryesore, gjegjësisht, përfundime”, ka thënë Osmani, shkruan “AlsatM“.

Sipas Osmanit, tre qëllimet e të kësaj qendre të formuar nga oligarkët dhe politikanët, janë copëtimi i partive shqiptare, ruajtja e kapitalit nga privatizimi dhe mosndëshkimi i ndërsjellë. Duke theksuar se ideja e këtyre oligarkëve dhe politikanëve është që të ruhet monopoli në ekonomi dhe në jetën politike karshi veprimit dhe pushtetit të partive shqiptare në Maqedoni.

“Jo të shkatërrohet BDI-ja, por për të krijuar parti politike lokale që do të merren me njëra-tjetrën dhe nuk do mund të rrezikojnë interesat e atyre oligarkëve. Mendoj se është e dëmshme për funksionimin normal dhe interesat e shtetit, sepse ato janë politika të ndarjes”, ka thënë Osmani, duke theksuar se qëllimi i  i këtyre personave është i destinuar të dështojë dhe se i di emrat e këtyre politikanëve dhe oligarkëve po se nuk do t’i zbulojë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika