Osmani dekoron Kontingjentin e FSK-së që shërbeu në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e 21 shkurtit e ka dekoruar Kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbimin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar Kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbimin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Sipas saj, përpjekjet e FSK-së, jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit, por kanë treguar se janë të aftë të mbrojnë kombin “ndaj kërcënimeve të jashtme”.

Osmani ka theksuar se Ushtria e Kosovës njihet për trimëri, për shërbim ndaj shtetit dhe ndaj popujve vëllazërorë.

“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për t’u ofruar ndihmë të plagosurve. Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë, jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë, por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria, jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme, por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, ka thënë Osmani, shkruan EO.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, tha se Turqia i është mirënjohëse Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit.

“I jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme dhe solide, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë ambasadori turk në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika