Osmani dekoron post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina” ideologun Arbën Xhaferi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekoruar të enjten post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar të enjten post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi, në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij.

“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Osmani, njofton presidenca.

Në emër të familjes së Arbën Xhaferit, i biri i tij Iliri, falënderoi presidenten Osmani për respektin institucional të treguar ndaj filozofit, intelektualit dhe liderit Arbën Xhaferi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika