Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për Arsimin e Fëmijërisë së Hershme.
Përmes një postimi, Osmani ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit arsimor.
“Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në parashkollor, aq më produktivë bëhen ata si të rritur”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e vendit ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit për punën e saj në këtë “ligj të rëndësishëm”.
Happy to have signed the Law on Early Childhood Education, a pivotal step towards strengthening our education system.
The more time kids spend in preschool, the more productive they become as adults.
I commend the Ministry of Education for its work on this important law. pic.twitter.com/aKq541ZeN1
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2023