Osmani dënon atentatin ndaj Trumpit: Dhuna politike është e papranueshme kudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se çdo lloj dhune politike kudo është e papranueshme.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar atentatin ndaj Trumpit, duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

Lexo edhe: Kurti e dënon sulmin ndaj Trumpit: Mosmarrëveshjet politike në demokraci të zgjidhen me paqe

FBI identifikon të dyshuarin për atenatin kundër Trumpit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika