Osmani dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Të mbizotërojë paqja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve të Iranit ndaj Izraelit, ka reaguar duke thënë se paqja duhet të mbizotërojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në X ka reaguar ndaj sulmit të Iranit kundrejt Izraelit.

Osmani është shprehur se Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin e Iranit.

“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese,” shkruan Osmani.

Osmani ka shtuar se përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika