Osmani – deputetes britanike: Populli i Kosovës përzemërsisht falënderues për afirmimin e së vërtetës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar deputeten britanike, Alicia Kearns, për punën e çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e së vërtetës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se populli i Kosovës i është përzemërsisht falënderues deputetes britanike, Alicia Kearns, për punën e çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e së vërtetës.

“Populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën tuaj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës”, ka shkruar Osmani.

Ajo i ka uruar mirëseardhje deputetes britanike në Kosovë, duke thënë se “Kosova është më e fortë me aleatë si ju!”.

Presidentja Osmani e ka falenderuar deputeten britanike edhe në platformën “X”.

“Përpjekjet tuaja të vazhdueshme për t’u ngritur kundër atyre që vazhdojnë të minojnë paqen e luftuar në rajonin tonë vlerësohen shumë”, ka shkruar Osmani në këtë platformë.

Ajo është shprehur se qëndrojmë më të fortë me aleatë si deputetja britanike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika