Osmani dhe Gjukanoviq takohen në samitin slloven, diskutojnë për çështje bilaterale

Në kuadër të edicionit të 11-të të samitit Brdo-Brijuni, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjukanoviq ka thënë se me presidenten e Kosovës, ka diskutuar për çështje bilaterale dhe për bashkëpunimin në rajon

Takimi mes Osmanit dhe Gjukanoviqit

Në kuadër të edicionit të 11-të të samitit Brdo-Brijuni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Takimi mes tyre është konfirmuar me anë të një postimi në Twitter nga presidentit Gjukanoviq.

Në postimin e tij, Gjukanoviq ka njoftuar se me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar për çështje bilaterale dhe për bashkëpunimin në rajon.

“Diskutim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe bashkëpunimin në rajon. Mali i Zi dhe Kosova mbesin në principet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektiven evropiane të rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq.

Postimi i presidentit malazez Gjukanoviq në Twitter

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika