Osmani dhe Kurti për Nënën Terezë: Ideal që duhet ta ndjekë secili

Krerët e shtetit, kanë vizituar motrat e Nënës Terezë, në prag të përvjetorit të gjashtë të shenjtërimit të Nënës Terezë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti. Foto: KP

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, i kanë vizituar motrat e Nënës Terezë, në vigjilje të përvjetorit të gjashtë të shenjtërimit të saj.

Osmani para mediave ka theksuar se Nënë Tereza doli nga populli shqiptar por me misionin e saj fisnik u bë nëna e të gjithëve.

“Nesër më 5 shtator e kemi edhe festën ku shënojmë edhe njëkohësisht kujtojmë veprën e madhe të Nënës Terezë, që të vizitojmë motrat e Nënës Terezë që e vazhdojnë misionin e saj me shumë përkushtim, me shumë vendosmëri për t’iu ndihmuar atyre që kanë nevojë, të moshuarve, të rinjve, atyre që kanë sëmundje të ndryshme, atyre që janë të vetmuar dhe nuk e kanë askund pranë. Këtë shërbim dhe këtë mision janë duke e kryer këto 30 vitet e fundit apo më shumë dhe motrat e Nënës Terezë vijnë nga vende të ndryshme të botës”.

“Dua t’i falëmnderoj gjithësecilen. Së bashku të gjithë edhe një herë treguam se sa krenarë ndihemi me shembullin që la pas Shën Tereza, e cila doli nga populli shqiptar por u bë nëna e të gjithëve me misionin e saj fisnik dhe me ndihmën e saj që u dha të gjithë atyre në nevojë. Nesër do ta përkujtojmë me një sërë aktivitetesh”, ka thënë Osmani.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se në këtë ditë përkujtohet jo vetëm angazhimi sakrifikues dhe kontributi human i Nënës Terezë por edhe ideali që duhet ndjekur secili.

“Sot erdhëm këtu me rastin e 6 vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila me punën e saj të pamatshme, me sakrificën e saj të jashtëzakonshme, me dashurinë e saj të pakrahasueshme, u bë nëna e gjithë botës dhe na shtoi krenarinë neve si popull dhe si komb. Sot e përkujtojmë jo vetëm për angazhimin sakrifikues e kontributin e saj human, por njëkohësisht edhe si ideal që duhet ta ndjekim secili prej nesh”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë për festën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika