Osmani dhe Kurti udhëtojnë drejt SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë nisur drejt SHBA-së për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 prillit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Përveç që ishte bërë e ditur nga presidenca dhe zyra e kryeministrit, një gjë e tillë u konfirmua edhe të hënën e 25 prillit nga ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried.

Ajo në një konferencë të përbashkët për media ka theksuar se përkushtimi për të ardhmen e Kosovës mbetet prioritet për SHBA-të.

“Nesër në mengjes Osmani do të udhëtojë së bashku më kryeministrin Kurti në varrimin e ish-sekretares Albright”, kishte thënë ajo.

Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Ameriksë, Karen Donfried

Osmani ishte shprehur e tronditur nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright.

Sipas Osmanit, modeli i saj “i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh”.

Për vdekjen e Albright, kishte shkruar edhe kryeministri Kurti.

“Një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë”, tha Kurti.

Ish-sekretarja e Amerikës, Madeleine Albright.

Ndryshe, më 23 mars të vitit 2022, Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-ve kishte vdekur në moshën 84 vjeçare.

Vdekja e saj ishte konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga familjarët e Albright ku mes tjerash thuhet se shkaku i vdekjes ishte kanceri.

Ajo ishte një figurë e rëndësishme në administratën e ish-presidentit Bill Clinton.

Albright, kishte nxitur që NATO të ndërhynte në Kosovë për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, e shkaktuar nga regjimi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

Ish-sekretarja e Amerikës, Madeleine Albright.

Për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës, më 2019, u zbulua në Prishtinë edhe busti për nder të saj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika