Osmani dhe liderët e partive urojnë Pashkët

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe liderët e partive urojnë festën e Pashkëve duke shpresuar se toleranca, respekti, zemërgjerësia dhe dashuria të mbizotërojë te të gjithë besimtarët katolikë e protestantë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve, duke kërkuar që “t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”.

“Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Mesazhi i plotë i urimit nga presidentja Osmani:

Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.

Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.

Për shumë mote, gëzuar Pashkët!

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët katolikë e protestantë për festën e Pashkëve, duke kërkuar që fuqia e dashurisë për njeriun dhe shpresa të jenë sot më shumë se kurrë të thirrura, për të përmbushur sprovën dhe duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri – tjetrin.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

‘’Qoftë kjo Pashkë, e bardhë e mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve. Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin.

Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën.

Paçim durimin për t’ia dalë mbanë bashkë, e më së shumti me ata që e kanë nevojën për ndihmën tonë. Ngase me mesazhin e mirësisë dhe ringjalljes, vjen shpresa se pas errësirës lind drita e pas dëshpërimit çel gëzimi’’, ka shkruar ndër të tjerash Kurti në rrjetin social ‘Facebook’.

Gjithashtu, për festën e Pashkëve ka uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Ai ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’ se si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, Pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin.

“Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme. E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë. Pashkë të bardha e të begata për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi.

Me këtë rast, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët katolikë dhe Imzot Dodë Gjergjin me rastin e Pashkëve.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët kanë traditë mijëravjeçare të Pashkëve.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

“Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri, paqe e solidaritet, dhe na rrëfen për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen.”

Me këtë rast, ua përcjell urimet më të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit dhe mbarë besimtarëve katolikë, bashkombas të mi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në ‘Facebook‘.

Ai ka uruar edhe misionet diplomatike në Kosovë si dhe pjesëtarët e KFOR-it.

“Njëkohësisht, uroj të krishterët e misioneve diplomatike në Kosovë, pjesëtarët e KFOR dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika