Osmani: Dhuna me bazë gjinore e papranueshme, Kosova s’ka vajza e gra për të humbur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Osmani, në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se Kosova po e përmbyll një vit, në të cilin padrejtësisht e në mënyrë të dhunshme u humbën shumë jetë grash.

“Liridona Ademaj është emri që kumbon fort, si përkujtim i çdoditshëm i dhimbjes përvëluese që ngelet pas, kur padrejtësia zë vend fuqishëm. Kjo tashmë është plagë e rëndë e shoqërive anë e mbanë botës. Nëse deri tani i referoheshim si pandemi, e vërteta është që kjo tashmë është shndërruar në tragjedinë e ditëve tona. Ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, dhuna me bazë gjinore nuk është thjesht një “çështje e grave”, është test për njerëzimin e një krizë shoqërore, që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim”, ka theksuar presidentja Osmani.

Sipas saj, dhuna me bazë gjinore është një njollë e patolerueshme në ndërgjegjen e shoqërisë sonë.

“Duhet të fuqizohet çdo hallkë në institucionet e sigurisë e ato të drejtësisë në përballje me këtë fenomen. Në thelb, një sistem i fortë drejtësie nuk është thjesht një imperativ ligjor; është një gur themeli në përpjekjet tona më të gjera shoqërore, për të çmontuar rrënjët e dhunës me bazë gjinore. Duke i mbajtur autorët përgjegjës dhe duke siguruar drejtësi për të mbijetuarit, ne hedhim themelet për një të ardhme më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Sipas saj, seksizmi është prezent pothuajse çdokund.

“E kam thënë, rithënë, e do e them sërish, Kosova nuk ka vajza e gra për të humbur”, ka theksuar tutje presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika