Osmani: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si taktikë brutale nga Millosheviqi

"Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si taktikë brutale nga regjimi i Millosheviqit për demoralizim, spastrim etnik e gjenocid”, ka deklaruar presidentja Osmani para Këshillit të Sigurimit teksa ka kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dhunimet seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se dhuna seksuale ishte një nga “taktikat brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviqit” duke theksuar se s’ka qenë e lehtë për ta, por të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kërkojnë drejtësi dhe duan që stigmatizimi i tyre të luftohet.

“Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si taktikë brutale nga regjimi i Millosheviqit për demoralizim, spastrim etnik e gjenocid”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka theksuar fuqishëm rëndësinë që të arrihet drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Mungesa e drejtësisë dhe ndëshkimit të dhunuesve gjatë konfliktit ka krijuar pasoja afatgjata. Kjo e bën kërkimin e drejtësisë për të mbijetuarit jashtëzakonisht më sfiduese. Mungesa e përgjegjshmërisë dërgon një mesazh dëshpërues se veprime të tilla të neveritshme mund të kryhen pa u ndëshkuar. E përjetëson një kulturë të heshtjes, një ndjenjë hezitimi dhe frikë te të mbijetuarit që kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. Dështimi që dhunuesit të mbahen përgjegjës, jo vetëm që lë plagët e hapura, por edhe minimizon besimin në shoqërinë pas luftës dhe institucionet”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika