Osmani: Dialogu të rimendohet në suaza të asaj se çfarë ndodhi në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se procesi i dialogut duhet të rimendohet në suaza të asaj se çfarë ka ndodhur në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pas sulmit në Banjskë më 24 shtator, procesi i dialogut duhet të rimendohet në suaza të asaj se çfarë ka ndodhur në veri.

Kështu u shpreh ajo në një konferencë për media teksa u pyet se a ka kuptim që Kosova të rikthehet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë pas sulmit në Banjskë ku mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Besoj që hetimet e institucioneve të Kosovës të mbështetura edhe nga partnerët ndërkombëtarë tashmë kanë dëshmuar qartë se Serbia qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit. Janë 4 elemente thelbësore që e lidhin Serbinë me këtë sulm. E para ka të bëjë me financimin e këtyre strukturave [për të cilat ka dëshmi tashmë të evidentuara, e dyta ka të bëjë me armët që janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë dhe janë nxjerrë nga shteti serb e treta ka të bëjë me trajnimet dhe e katërta ka të bëjë me involvimet të vetë shtetit serb me terroristët që e kanë udhëhequr këtë sulm”.

Osmani potencon se është koha për reflektim sepse qasja e gjatë këtyre 12 viteve dialog e ka inkurajuar Vuçiqin që të përdorë dhunë dhe të krijojë akt agresioni në raport me Kosovë.

“Prandaj nuk kemi ndonjë dyshim … megjithatë presim që sapo të përfundojnë procedurat të ndërmerren masat konkrete dhe ndërmarrja e masave lidhet drejtpërdrejt me atë që quhet parimi i mësimeve të mësuara. Është koha për reflektim sepse qasja e gjatë këtyre 12 viteve dialog e ka inkurajuar Vuçiqin që të përdorë dhunë dhe të krijojë akt agresioni në raport me Kosovë. Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur 24 shtatori dhe i gjithë procesi i dialogut tani të rimendohet në suaza të asaj që ka ndodhur më 24 shtator, duke e ditur se është edhe shkelje e nenit 3 të Marrëveshjes së 27 shkurt dhe ankesit të saj më 18 mars”, tha ajo.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika