Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka diskutuar për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike në koordinim me aleatët.
“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka shkruar në Facebook Osmani.
Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Alexander de Croo.
Në një postim në Facebook, presidentja Osmani e ka falënderuar kryeministrin Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.
Ajo ka bërë të ditur se me kryeministrin belg ka diskutuar për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Osmani takon kryeministrin belg, flasin për integrimin euroatlantik të Kosovës