Osmani do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

Zyra e Presidentes bën të ditur se presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi.

Zyra e Presidentes bën të ditur se Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatoviq pritet ta japë betimin, krahas homologëve të rajonit, presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika