Osmani: Do të punojmë ngushtë gjatë presidencës çeke të BE-së, për mbylljen e çështjes së vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, ka deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët e tyre gjatë presidencës çeke të BE-së, në mënyrë që sipas saj të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Presidentja Osmani në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të premten  ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të akredituar në Kosovë.

Në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, Zyra e Presidencës njofton se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

Presidentja ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët evropian për procesin integrues të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek po ashtu ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke. Ndërsa, ka treguar edhe hapat që mund të ndihmojë ky shtet në integrimin e Kosovës në mekanizmat e BE-së

Bilek: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke të BE-së

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika