Osmani do të takohet me sekretarin e NATO-s Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten, më 7 shtator

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Më 7 shtator, e enjte, pritet të ndodhë një takim në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç është bërë e ditur në një komunikatë për media, ky takim është paraparë të mbahet në selinë e NATO-s.

Pas takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Osmani do të organizojnë një konferencë për shtyp.

Kjo konferencë për shtyp do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të internetit të NATO-s.

Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika